Këta janë emrat më të përhapur për vajza në Shqipëri

Shqipëria

Këta janë emrat më të përhapur për vajza në Shqipëri

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 20:28
Ilustrim

Përzgjedhja e emrit është një ndër momentet më të bukura që shoqëron prindërit gjatë shtatzënisë, por jo vetëm. 

Vitet e fundit tendenca e vënies së emrave ka ndryshuar në një trajektore prej 360 gradësh, nga emrat tradicionalë, kaluam tek emrat italianë fillmisht, emrat spanjollë të telenovelave, emrat hibridë të formuar nga përzierja e emrave të prindërve, etj. Por e dini cilat janë emrat për vajza më të përhapura në vendin tonë?

Emri më i përhapur në zonën e Shqipërisë qendrore është Anxhela, ndërkohë që në jug-lindje është Kristina. Në Sarandë është emri Maria, kurse në pjesën veri-perëndimore të vendit është emri Sara. Në Dibër dhe zonat përreth mbizotëron emri Jonida, në Kukës Sonila, kurse në Has dhe Tropojë spikat emri Edona. Në zonën e Pukës spikat emri Kristjana.

Më poshtë ju sjellim edhe hartën me emrat më të përhapur për gratë dhe vajzat.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat