Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur për ekzekutimin e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë mbrëmjen e 16 dhjetorit.
Vocaj thotë se për ngjarjen kriminale po punon një grup dhe se shpresojnë rezultate pozitive në lidhje me hetimet në vijim bëhet me dije nga burimet për mediat.
“Për ngjarjen kriminale po punon një grup, por nuk mund të komunikojmë gjë për median për momentin.
Po punojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi rezultate pozitive në lidhje me hetimet”, tha Vocaj.