Berisha e ka lënë në hije? Duka: Momenti të masim forcat

Shqipëria

Berisha e ka lënë në hije? Duka: Momenti të masim forcat

Më: 26 janar 2023 Në ora: 11:50
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një lidhje live me studion e ABC News ka komentuar situatën e partisë që ai drejton dhe të gjithë opozitës në prag të zgjedhjeve lokale.

I pyetur në lidhje me pozicionin që po mban ish-kryeministri Berisha me partinë e tij, Duke  u shpreh se nuk kanë kontakte, i fundit ka qenë para disa muajsh.

Duka i bëri një apel të gjithë zyrtarëve opozitare se në rast dështimi në këto zgjedhjeve gropa e madhe që do të krijohet do të jetë shumë e vështir për t’iu mbushur.

Në lidhje me faktin se a është lënë në harresë nga Berisha ai u shpreh se nuk është e vërtetë madje kjo situatë e krijuar i bën më mirë partisë së tij për të matur forcat në skenën politike.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë pozicioni po mban Berisha me Partina Agrare?

Asnjë kontakt. Kemi kontaktuar para disa muajsh ku i kemi prezantuar Berishës që kandidatët për Këshillin Bashkiak mos të jenë vetëm nga ai grup.

Po ashtu dhamë një mendim për të dalë me një kandidat të përbashkët, as kjo nuk u pranua. Tanimë nuk ka kohë për të rregulluar këto çështje të opozitës.

Aktorët opozitar duhet të dinë se nëse humben shumë bashki do të hapen gropa që do të jetë e vështirë të mbushen.

Ju ka lënë Berisha në hije?

Jo nuk është e vërtetë. Në duhet të shohim situatën për zgjedhjet. Në kështu jemi më mirë se më parë. Duhet të masim forca, kemi apo jo fuqi për të qëndruara në skenën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat