Bllokohen në borë 5 të rinj në Malësinë e Madhe, dalin detajet e rënda

Shqipëria

Bllokohen në borë 5 të rinj në Malësinë e Madhe, dalin detajet e rënda

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:36
Malësi e Madhe

Një grup prej 5 të rinjsh, nga Bajza që kanë shkuar në piken turistike të Razmës, për sport në borë kanë mbetur të bllokuar.

Ata kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri nga djemtë është sëmurë në një largësi të madhe nga vendi ku kanë automjetet e tyre.

Grupi i ambulancës është nisur drejt vendit te ngjarjes, por duhen te paktën dy orë në këmbë për të mbërritur tek te rinjtë.

Të rinjtë ndodhen të strehuar në një stan veror deri në mbërritjen e ndihmës.

Njoftim:

5 Te rinj bllokohen ne bore ne M.Madhe

Forcat e Ndehyrjes se Shpejte ne Opeacione shpetimi

Kane arritur te hyjne ne lidhje me te rinjte dhe po vazhdojn Marshimin ne drejtim te tyre, pasi u duhet te udhetojne nga Razma 20 km ne kembe.

Forcat e policise se nderhyrjes se shpejte Shkoder dhe sherbimet e komisariatit te policise se Malesise se Madhe, prej 2 oresh kane nisur nje operacion shpetimi ne Fushe te Zeze, 20 km ne veri te Razmes se Malesise se Madhe, ku kane mbetur te bllokuar ne bore 5 te rinje nga Bjza e Kastratit, te ilet kishin shkuar per te rreshqitur me ski ! Para nje ore dy grupet e nderhyrjes se shpejte kane mberritur ne Razem dhe nisur marshimin ne kembe per ne vendin ku kane mbetur te rinjte ! Policia i duhet te ece ne kembe se paku 20 km neper rruge malore. Lajmi i mire eshte se policia ka mundur te hyje ne kontakt me te rinjte duke komunikuar me celular ! Njeri prej tyre ka shqetesime shendetesore por pa rrezik per jeten, ndersa te tjeret jane ne gjendje te mire ! Per momentin mesohet se te rinjte jane strehuar ne nje stan veror, deri sa te mberrijne grupet e gatshme te policise, qe po udhetojne ne drejtim te tyre. Duhen se paku 5 ore qe te perfundoje ky opecion, por e rendesishme eshte qe konktaktet mes te rinjve te bllokuar dhe policise ne operacion, jane vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat