A ka shqiptarë të lënduar prej tërmetit tragjik në Turqi? Flasin nga ministria e Jashtme e Shqipërisë

Shqipëria

A ka shqiptarë të lënduar prej tërmetit tragjik në Turqi? Flasin nga ministria e Jashtme e Shqipërisë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:00
Olta Xhaçka

Ministria e Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Turqi në një njoftim të bërë në orët e para të mëngjesit kanë deklaruar se nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit tragjik në Turqi dhe Siri. 

Së fundmi ka reaguar edhe ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cila shkruan se Shqipëria është gati të ndihmojë me sa mundet Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi #Turqinë  & #Sirinë  sot duke shkaktuar qindra viktima.

Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë #Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ministrja Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat