Opozita në Shqipëri me protestë para parlamentit

Shqipëria

Opozita në Shqipëri me protestë para parlamentit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 08:46
Sali Berisha

Një revolucioni që nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës e ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestën e 11 Shkurtit edhe gjatë një takimi me anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Por kësaj proteste, ai tha se do t’i paraprijë një tjetër tubim tjetër.

Ai që do të zhvillohet të mërkurën përpara parlamentit, ditë kur deputetët demokrat kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zhvillimin e mocionit me debat me kryeministrin Edi Rama për çështje “McGonigal”.

Ndaj ai ftoi qytetarët e Tiranës që të mblidhen përpara parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat