Bie ashensori në Tiranë, plagosen dy bashkëshortët pasi kabina ra 5 kate

Shqipëria

Bie ashensori në Tiranë, plagosen dy bashkëshortët pasi kabina ra 5 kate

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Një çift bashkëshortësh 56 dhe 55 vjeç mbetën të lënduar në zonën e Astirit pasi ashensori me të cilin po ngjiteshin për në katin e 5 pësoi defekt dhe në mënyrë graduale zbriti duke u rrëzuar në katin 0.

Si pasojë e përplasjes 56 vjeçari Sinan Kazani së bashku me bashkëshorten Selvien pësuan shembje dhe ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga ekspertimi I kryer nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka rezultuar se ashensori është dëmtuar nga mbipesha. Kapaciteti I tij ishte maksimumi 3 persona ndërsa familja Kazani të cilët jetonin me qira në zonë ishin future 5 persona në ashensor.

Banorët pranojnë se nuk kanë qenë të kujdesshëm në përdorimin e ashensorit duke transportuar me të mobilje dhe elektroshtëpiake.

“E ka patur nga mbipesha. Futen më shumë persona se sa mban. Nuk i zbatojnë rregullat”

“Kur ikën dritat me mbeti nipi brenda më ndihmoi administratori ta nxirja. I kemi frikë ashensorët”

“Kam mbetur brenda një herë 45 minuta”.

Ashensori ku ndodhi incidenti ku mbetën të lënduar 2 persona është nxjerrë jashtë funksionit nga Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut. Por jo vetëm ky ashensor është i rrezikshëm për përdoruesit e tij.

Top Channel mëson se në të gjithnjë vendin janë funksionalë rreth 15 mijë ashensorë por vetëm 1200 janë të regjistruar dhe që përmbushin të gjitha kushtet e sigurisë.

Shumë ashensorë mirëmbahen nga vetë banorët duke iu bërë servis nga persona të pa certifikuar nga shteti. Administratorët e pallateve kujdesen të kryejnë kolaudime periodike por të pa regjistruara në Inspektorarin e Mbikqyres së Tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat