Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen e McGonigal

Shqipëria

Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për çështjen e McGonigal

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:07
Kuvendi i Shqipërisë

Konferenca e kryetarëve ka miratuar kërkesën e opozitës për mocioni me debat për ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u shpreh se janë të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat, ndërsa sa i përket kohës ai tha se ende nuk është caktuar, por vetë ka propozuar që debati të zgjasë 12 orë.

Charles McGonigal akuzohet se  ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve me zyrtarë të shteteve të tjera.

Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

Kishte qenë vetë McGonigal që në gusht dhe më pas në shtator të vitit 2017 i kishte kërkuar Nezës nëse mund t’i siguronte një sasi parash, të cilat ky i fundit ia dha përgjatë vjeshtës së atij viti në tre episode të ndryshme.

Por përveç Nezës, në akt-akuzë shfaqen dhe lidhje të tjera të ish zyrtarit të FBI-së me personazhe të tjerë nga Shqipëria, ku ai realizoi disa vizita, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama.

Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës të cilin akt-akuza e përshkruan si “i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat