“Kemi listën me 70 mijë punonjës që do bëhet publike”, eksperti i IT: Drejtuesi i satelitëve është më aktivi te “Aktivisti”

Shqipëria

“Kemi listën me 70 mijë punonjës që do bëhet publike”, eksperti i IT: Drejtuesi i satelitëve është më aktivi te “Aktivisti”

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:27
Gent Progni

Eksperti i IT, Gent Progni ka deklaruar në Panorama TV se drejtuesi i satelitëve të hedhur në hapësirë është një ndër personat më aktivë në aplikacionin “Aktivisti”, kjo sa i përket listës me 70 mijë punonjës që pritet të bëhet publike sot.“Është një listë me 70 mijë punonjës që do e bëjmë publike sot. Drejtuesi i dy satelitëve që kemi ngritur në hapësirë është i dyti në këtë aplikacion. Është më aktivi. Ky është problem më i madh sepse është shfokusuar puna e administratës. Ata nuk merren më me punët për të cilën paguhen. Kohën më të madhe e kalojnë duke u marrë me Aktivistin”, tha Progni.

Gjithashtu, Progni u shpreh se ekziston mundësia që me emrat e dalë nga databaza e patronazhistëve mund të hapen llogari të rreme te ky aplikacion.

Ai shtoi se ky aplikacion është ndër më të shtrenjtët për tu krijuar dhe mund të kushtojë deri në 200 apo 300 mijë dollarë.

Progni: Është shumë e shëmtuar kjo që i bëhet administratës duke manipuluar të dhënat mbivendosen postimet dhe nuk lejon kauzat e drejta. Realisht e kam parë listën është gjeneruar nga një platformë për t’i dhënë zë të gjithë atyre që nuk kanë guximin për të publikuar gjëra di që është një alokim të dhënash të uzerave që ka aplikacioni mesa pashë me databazën e pagave. Ishin pagat e kësaj databaze se mund të ekzistojnë dy emra të njëjtë dhe i alokohet pozicioni i punës dhe paga ose mund të jenë hapur usera me emra të gjithë secilit prej nesh nga data baza e patronazhistëve.

Pyetje: Mund të hapet me emrin e dikujt që nuk është aksesuar?

Progni: Mund të dalë dhe emri im aty por nuk është facebook im që bën share mund të jetë një faebook tjetër. Aplikacioni është shumë i kushtueshëm nga 200 deri në 300 mijë dollarë do shumë kohë për tu ndërtuar mbi gjashtë muaj ose një vit, është një ndër aplikacionet më të kushtueshme në treg. Me aq sa kam parë ka lënë për të dëshiruar mënyra si është programuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat