“11 shkurt”/ Meta: Kur flisja unë për komplot kundër nesh nuk besonit!

Shqipëria

“11 shkurt”/ Meta: Kur flisja unë për komplot kundër nesh nuk besonit!

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:16
Ilir Meta

Kam qenë dhe jam i ndërgjegjshëm për sfidat e opozitës. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një prononcim për mediat foli për protestën e 11 shkurtit.

Meta u shpreh se më 11 shkurt shqiptarët do e tregojnë se jemi populli më evropian.

“Të jesh në opozitë është një mision sidomos në këto kushte. Komploti kundër demokracisë është më afër se kurrë. Kur flisja unë, nuk besonit.

Korrupsionin e kanë të shkruar në ballë. Janë si ai që merrte lekët me qese në parking. Ndaj, të gjithë atje. Jemi populli më evropian dhe do e tregojmë më 11 shkurt”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat