Budina: Të përshkallëzohet protesta kundër Ramës, t’i tregojmë dhëmbët atij dhe SHBA

Shqipëria

Budina: Të përshkallëzohet protesta kundër Ramës, t’i tregojmë dhëmbët atij dhe SHBA

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 19:56
Regjisori Edmond Budina

Regjisori Edmond Budina bëri thirrje për përshkallëzimin e protestave në vendin tonë për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij, që të largohet qeverisja nuk duhen bërë protesta paqësore dhe të qeta, por qytetarët duhet t’i përgjigjen qeverisë “dhëmbë për dhëmbë”.

Në një intervistë për Panorama TV, Budina tha se në protestat e dhunshme mund të ketë edhe të lënduar, por kjo është e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë.

Duke komentuar çështjen “McGonigal”, regjisori shprehet i bindur se Rama është i zhytur “kokë e këmbë” në korrupsion me ish-agjentin e FBI-së.

Edmond Budina: Protesta paqësore e kemi provuar ne. Për 4 vite ne protestuam përpara Teatrit Kombëtar dhe sërish erdhën natën dhe e prishën. Këta janë ca kriminelë që përpara interesave të tyre nuk pyesin për asgjë. Protesta duhet të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj qeverisje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat