Enkelejd Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend të japë sqarime për “McGonigal”

Shqipëria

Enkelejd Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend të japë sqarime për “McGonigal”

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:24
Enkelejd Alibeaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj këmbënguli dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend dhe te japë sqarime në lidhjet e pretenduara me ish-agjentin e FBI-së.

Ai theksoi se në konferencën e  kryetarëve është diskutuar për shumë çështje, ndaj iu drejtua nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt, që mos të provokojë parlamentin, por të vijojnë me interpelancën.

“Ka pasur katër kërkesa në konferencën e kryetarëve, Interpelanca, seancë pyetje përgjigje, mocion me debat për Rama- Mc Gonigal, por edhe një kërkesë për komision hetimor. 

Nëse ato bashkohen bashkë, do duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë është sot. Mos provoko parlamentin, ne duam të flasim me kryeministrin dhe të vijë aty dhe të japë sqarime”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat