Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, kamioni del nga rruga, plagoset shoferi

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se në Fushë-Prezë, shtetasi F. L., 50 vjeç, duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, 50-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat