Forcat RENEA zbarkojnë në Dubai, zbardhet arsyeja

Shqipëria

Forcat RENEA zbarkojnë në Dubai, zbardhet arsyeja

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 09:46
Forcat RENEA

Një grup i forcave speciale RENEA ka mbërritur mbrëmjen e së shtunës në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.

Qëllimi i fluturimit nuk është arrestimi i kriminelëve shqiptarë që i fshihen drejtësisë në këtë vend, por pjesëmarrja në turneun “Uae Swat Challenge”.

Bëhet fjalë për një garë ku marrin pjesë rreth 60 skuadra nga forcat speciale nga e gjithë bota.

Turneu do të mbahet nga data 20 deri më 24 shkurt, ku do të garohet në disiplina të ndryshme përkrah forcave të tjera speciale, duke nisur nga aftesitë taktike, qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor.

Kjo është hera e dytë që RENEA merr pjesë në këtë turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat