Mori përpara disa makina, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

Shqipëria

Mori përpara disa makina, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 23:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Aksidenti i paradites së sotme në zonën “Shallvareve” në Tiranë, ku një urban i “Unazës” mori përpara disa makina, ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në aksident u përfshinë 11 automjete makina, ndërsa të lënduar mbetën tetë persona dhe u shkaktuan mjaft dëme materiale.

Së fundmi mësohet se shoferi i urbanit, Agron Xhafa, është arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor, si shkaktar i aksidentit.

Kujtojmë që pas testeve të alkoolit të kryer nga policia tek të gjithë personat e përfshirë, asnjë nuk rezultoi pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat