Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shoferi i dehur përplas një makinë dhe largohet, në pranga 52-vjeçari

Shqipëria

Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shoferi i dehur përplas një makinë dhe largohet, në pranga 52-vjeçari

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një aksident ndodhi në Korçë në në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memëlisht.

Një 52 vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. A. M., pas kryerjes së testit të alkoolit i cili rezultoi pozitiv, u largua nga vendi i aksidentit.

Policia ka bërë të mundur kapjen e tij dhe është vënë në pranga.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë një 47 vjeçar. N. H., ka aksidentuar ditën e djeshme M. M., në kryqëzimin e rrugës “Kajo Karafili”, Pogradec. 45 vjeçarja është në kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

“DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Memëlisht, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. 52-vjeçari u kap nga shërbimet, pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Në përfundim të veprimeve procedurale për një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme, po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 47 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Kajo Karafili”, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 45 vjeçe (këmbësore), e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. J., banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar murin rrethues banesës së fqinjit të tij, pasi pretendon se është ndërtuar në pronën e vet. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat