Kthesa e papritur e motit, çfarë ndodh me kohën nga dita e enjte

Shqipëria

Kthesa e papritur e motit, çfarë ndodh me kohën nga dita e enjte

Më: 8 mars 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriperëndimit. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet relativisht intensive 12-16m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 15°C

në zona e ulëta 8 deri 23°C

në zona bregdetare 11 deri 22°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat