Gjendet një makinë e shkrumbuar në Fushë-Krujë, ja për çfarë dyshohet

Shqipëria

Gjendet një makinë e shkrumbuar në Fushë-Krujë, ja për çfarë dyshohet

Më: 11 mars 2023 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një makinë tip “Volswagen” është gjetur e djegur në Fushë Krujë. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët për vënien e tritolit në shtëpinë e Skënder Likës në Sanxhat të Laçit.

Pritet të vijnë ekspertët nga Laçi për të bërë këqyrjen e mjetit. Ditën e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak të Laçit.

Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.

Mësohet se në momentin e shpërthimit, Lika së bashku me bashkëshorten ndodheshin në banesë. Skëndër Lika është liruar nga burgu, pasi u arrestua së bashku me djalin më 11 dhjetor 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat