Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, hedh poshtë kërkesën e Rusisë

Shqipëria

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, hedh poshtë kërkesën e Rusisë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 16:52
Foto nga vendngjarja

Shqipëria ka kundërshtuar praninë e një informatori shtesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit për çështjen e Ukrainës. Propozimi i bërë nga Federata Ruse që një informator i shoqërisë civile t`i bashkëngjitej takimeve të një strukture të tillë, është konsideruar si një precedent i rrezikshëm.

“Me qëndrimin e saj, Rusia po hedh kripë në plagë duke ftuar një përfaqësues të të ashtuquajturës "Republika Popullore e Donetskut", në një përpjekje të dëshpëruar për të legjitimuar atë që nuk mund të legjitimohet kurrë, pushtimin dhe aneksimin me forcë të territorit të një vendi tjetër sovran”, tha Ferit Hoxha, ambasadori shqiptar në OKB.

Përfaqësuesi shqiptar ka hedhur poshtë po ashtu paralelizmin e Kosovës me Ukrainën nga ana e Rusisë.

“Në përpjekjen e saj të dëshpëruar për të shpërqendruar punën e Këshillit, Rusia shkon deri aty sa të bëjë krahasime absurde midis realiteteve që nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët, përkatësisht të ashtuquajturës Republika e Donetskut, një territor i Ukrainës, i aneksuar ilegalisht nga Rusia dhe Republikës së Kosovës”, tha Hoxha.

Përfaqësuesi shqiptar ka argumentuar se ka qenë Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut ajo që ka legjitimuar përmes një Opinioni Këshillimor shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 që nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Po ashtu njohja ndërkombëtare e Kosovës është e mirë përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit ka kujtuar ambasadori shqiptar, krahasimisht me faktin që Donetskut dhe Luhansku janë territore të aneksuara me forcë

“Së fundi, nuk kam nevojë t'u kujtoj kolegëve tanë rusë se Kosova dhe Serbia marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e Këshillit dhe janë duke negociuar për të gjetur zgjidhje të dakorduara reciprokisht për problemin e përbashkët”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat