Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Vaun e Dejës

Shqipëria

Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Vaun e Dejës

Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:33
Policia

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Shelqet të Vau i Dejës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:05. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasi me inicialet V.B., është vetëvarur.

“Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat