Droga në ambiente të shkollave, eksperti i kriminalistikës flet pa dorashka dhe ua plas të vërtetën institucioneve

Shqipëria

Droga në ambiente të shkollave, eksperti i kriminalistikës flet pa dorashka dhe ua plas të vërtetën institucioneve

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:43
Artan Rexhepi

Përdorimi dhe tregtimi i drogës tek fëmijët pranë ambjenteve të shkollave po kthehet në një problem mjaft shqetësues.

Ardhja e parave në shtëpi, mungesa e disiplinës janë faktorë të cilët ndikojnë në rritjen e këtij fenomeni duke shtuar dhe neglizhencën tek organet kompetente.

“Duhet të ndërhyjë shteti. Tjetri ta shet drogën në shkollë. I pinin cigaret mbrapa murit të shkollës. Duhet disiplinë. Ka detyrim shteti mos ta lëri drogën si rigon more.”- tha Rexhepi.

Ky opinion i tij u kundërshtua nga mësuesja, e cila tha se problemi është pak më i madh se kaq.

Pjesë nga biseda:

Irma Baki: Kërcënohen policët.

Artan Rexhepi: Ngrijë zërin ose lëri punën. Kam inteligjencë mbi mesataren i kuptoj ca gjëra.

Mësuesja: E kam në kuptim të përgjithshëm. Kërcënohen të gjithë. Ka një reagim komunitar, prindërit që ndihen të kërcënuar duhet të reagojnë. Nuk ndodh më që ne të disiplinojmë. Se përjashtojmë dot, një nxënës që pi cigare para syve të mi. Duhet të reagojmë si komunitet.

Rexhepi: E kanalizova te policia sepse atë mbuloj. Por nuk u zgjidh këtu problemi. Shteti i ka kapacitetet që mos afrohet miza.

Shteti ka për detyrë që të bëjë masa parandaluese. Duhet të ketë autoritet shteti. Një familje e mirë ndoshta ai nuk bëhet kontingjent

Tushe: Detyra jonë është të ndërgjegjësohen fëmijët tanë që  të bjerë kërkesa e fëmijëve. Është një rrugë efektive. Është e gabuar që mbivlerësimi që mund të zgjidhet vetëm me rrugën policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat