Edi Rama: Inate, hakmarrje dhe përdorim personal të pushtetit!

Shqipëria

Edi Rama: Inate, hakmarrje dhe përdorim personal të pushtetit!

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:00
Edi Rama

Këto dy familje, që i ditkërkan kaq shumë gjëra njëri-tjetrit, u prishën dhe tani, i pari (Irfani) kërcënon se do të tregojë ato që di për Linda Ramën, për mënyrën se si e kanë përdorur dikur gruan e Kryeministrit, për marrëdhëniet e saj, aspak të ndershme me figura të njohura publike, por edhe për urdhrat dhe punët e pista të Ramës për kundërshtarët e vet. Ndërsa ky i fundit, i inatosur në ekstrem, zbraz artilerinë që pushteti ia mundëson kundër ish mikut, duke çuar në Djall, ligjin,  gjykatën, të drejtën dhe çdo gjë tjetër që një shtet ligjor duhet të ketë. Ku është parë përdorimi i pushtetit më këtë farë feje?

Ajo që po ndodh mes Edi Ramës dhe Irfan Hysenbelliut nuk është më një çështje, as ligjore dhe as e shkeljes apo respektimit të ligjit. Kur, vitin e kaluar, fadromat rrethuan ‘Prestige Resort’ për t’i vënë dinamitin,  u mor vesh se ajo çfarë opinionit publik po i shitej si veprim i shtetit për të respektuar ligjin, ishte një marrëdhënie e pandershme, gati-gati diabolike, mes Kryeninistrit dhe një biznesmeni me interesa në media, ndërtim, industri prodhimi etj. Tradhtinë e kësaj marrëdhënie, të ndërtuar mbi shërbime të ndërsjellëta e shiti vetë Irfani kur publikoi foton e drekës me Kryeministrin dhe puthadorë te tjerë të pushtetit,  të cilët për sa kohë Irfani u shërbente, nuk e kishin problem se resorti ku hanin e pinin ishte në thelb i paligjshëm dhe nuk kishte respektuar disa vendime të shtetit.

Buka e mbruajtur prej Ramës dhe Hysenbelliut u pre dhe që nga ajo ditë mes tyre, jo vetëm që nuk u vu paqe, por në kanalet e errëta të komunikimit është acaruar akoma më shumë. Ata që e njohin këtë marrëdhënie thonë që ditë më të errëta priten dhe lidhje akoma më të pista pritet të dalin në dritë.

Mirëpo tanimë, ndërsa pamjet e forcave të rendit shfaqen non stop në mediat e Hysenbelliut, ajo çfarë e ka bërë vërtetë shqetësuese këtë ngjarje nuk është ligjshmëria ose jo e ndërtimeve të Irfan Hysenbelliut në bregdet. Nuk flitet më as nëse godina që shteti po sekuestron i duhet lënë Irfanit apo i takon shërbimit social. Shkeljet kanë qenë flagrante qysh me ndërhyrjen e parë dhe e drejta ligjore e përcaktuar me vendim gjykate është shkelur me kohë.

Ajo që e ka shndërruar këtë ngjarje në përmasat e një skandali janë marrëdhënia e Kryeministrit të vendit me një njeri të biznesit dhe mënyra se si ky Kryeministër, i hatërmbetur kush e di se për çfarë, po e përdor pushtetin e tij për një hakmarrje personale.

Kjo është ajo prova e tmerrshme, e dalë ditën për diell, që Edi Rama këtë e ka kthyer ne pushtet thellësisht personal ndërsa kjo qeverisje tanimë është thellësisht autokrate dhe askush nuk mund të mbrohet prej saj.

Shqiptarët po shohin të shkatërrohet ndër sy një investim miliona dollarësh, një njeriu me të cilin kryeministri paska ndarë më shumë se një miqësi të thjeshtë.

Gjërat qenkan më të koklavitura se ç'duket. Siç e ka përshkruar Irfan Hysenbelliu këtë marrëdhënie, në inat e sipër ndërsa ndihej i pafuqishëm të mbrohej, kjo paska qenë një miqësi familjare, me interesa të thella e të hershme, me informacione delikate që pronari i News 24 ka paralajmëruar se do ti tregojë.

Irfani ka përzier edhe Kryeministrin, por edhe bashkëshorten e tij, dhe ajo çfarë la të nënkuptohej nuk është asgjë e mirë.

Pikërisht këto dy familje, që i ditkërkan kaq shumë gjëra njëri-tjetrit, u prishën dhe tani, i pari (Irfani) kërcënon se do të tregojë ato që di për Linda Ramën, për mënyrën se si e kanë përdorur dikur gruan e Kryeministrit, për marrëdhëniet e saj, aspak të ndershme me figura të njohura publike, por edhe për urdhrat dhe punët e pista të Ramës për kundërshtarët e vet. Ndërsa ky i fundit, i inatosur në ekstrem, zbraz artilerinë që pushteti ia mundëson kundër ish mikut, duke çuar në Djall, ligjin,  gjykatën, të drejtën dhe çdo gjë tjetër që një shtet ligjor duhet të ketë.

Ku është parë përdorimi i pushtetit më këtë farë feje?

Ose për ta formuluar më mirë: është fakt që vetëm në shtetet diktaktoriale, pushteti mund të përdoret kështu, për interesa, për inate apo për qejfe, vetëm të një njeriu. Vetëm në shtete diktaktoriale, numri një i një vendi arrin deri në atë nivel arrogance sa nuk pyet më për askënd dhe asgjë dhe luan me institucionet si ia do qejfi, dhe ku ia do inati.

Ky është një nivel ekstrem diabolik i një pushteti. Marrëdhënia e Edi Ramës dhe Irfan Hysenbelliun është një ekstrem diabolik dhënie- marrie interesash të paligjshme dhe me fund të keq. Ajo që po ndodh këto ditë është një ekstrem shpërdorimi i pushtetit dhe një provë që Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një vorbull diktature që nuk i duket fundi.

Ngado ta rrotullosh ajo që po ndodh me Irfan Hysenbelliun është një lajm i keq për Shqipërinë. Jo vetëm sepse një biznes po dhunohet, por sepse ky është një biznes klientelist, i fuqizuar pa të drejtë, mbi kurrizin, ndoshta të një biznesi tjetër të ligjshëm, dhe që po i jepet fund nga një Kryeministër inatçi e shpërdorues pushteti.

Kot numërojmë 30 vjet demokraci. Ne nuk kemi dalë akoma nga diktatura.Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat