Shkon në 7 numri i të plagosurve nga përmbysja e autobusit në rrugën e Elbasanit

Shqipëria

Shkon në 7 numri i të plagosurve nga përmbysja e autobusit në rrugën e Elbasanit

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Panorama TV ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë në rrugën e Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Saukut, ku për pasojë 7 persona mbetën të plagosur.

Mësohet se një autobus i linjës së Krrabës ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, më pas është përplasur edhe me dy automjete të tjera.

Kujtojmë që rreth tre javë më parë një autobus në qendër të Tiranës mori përpara  rreth 9 automjete.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat