Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, reagon policia

Shqipëria

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, reagon policia

Më: 28 mars 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Gazetari i ABC News, bëri me dije persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, ndërsa nga të shtënat shtënat një plumb rikoshet ka qëlluar shtëpinë e një efektivi të policisë së Shkodrës.

Ky i fundit sapo ka dëgjuar të shtënat ka lajmëruar menjëherë policinë.Policia në reagimin e saj bën me dije se ka qenë një shtetas që ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa “blutë” kanë ngritur pika kontrolli për të kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat