Aksident në punë, shqiptari bie nga lartësia e pallatit

Shqipëria

Aksident në punë, shqiptari bie nga lartësia e pallatit

Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte në një kompleks pallatesh në ndërtim.

Sipas policisë, shtetasi B.B. ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime dhe ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat