Topi: Ramës i kanë dhënë pushtet të pakufizuar

Shqipëria

Topi: Ramës i kanë dhënë pushtet të pakufizuar

Më: 1 prill 2023 Në ora: 10:41
Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur sa i takon situatës politike në vend, komentoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka theksuar se kryeministri Rama ka pushtet 10 % më shumë se Ramiz Alia.

I ftuar në një emisioni televiziv ditën e djeshme, Topi me tone ironizues, pyeti se ‘kush ia mundësoi kryeministrit këto pushtete, duke lënë të kuptohet se edhe vetë opozita është fajtore për gjendjen në të cilën ndodhet vendi sot.

“Berisha tha sot në Krujë se Rama ka ‘10% më shumë pushtet se Ramiz Alia’. E vërtetë, por kush ia dha Ramës? Ai ia dha. Ramiz Alia kishte një sens të modernizimit, se e dinte se çfarë e priste, tek e fundit në ato zgjedhje ai u rrëzua dhe u dorëzua. Por këta janë në fuqi eksponenciale, Ramiz Alia në katror, në kub si të doni ju. Ramës i kanë dhënë pushtet të pakufizuar. Ne jemi në të ashtuquajturën demokraci. Kur ne diskutojmë për historinë e demokracisë, nuk diskutojmë për veten, por për gjeneratat. I cilëson zgjedhjet lokale si ‘zgjedhjet e jetës’. Një politikan karriere di që ti ndajë gjërat. Punon për sistemin, jemi në demokraci dhe sistemi nuk të lejon rotacion”, deklaroi ai.

Më tej ish-presidenti Bamir Topi komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me premtimet për rritjen e pagës mesatare si edhe vendimin për t’i dhënë 5 mijë lekë të reja pensionistëve, plus pensionin e tyre.

Ai i ka cilësuar si deklarata qesharake, ndërsa i ka krahasuar 5 mijë lekët e reja për pensionistet me një thes miell.

“Zgjedhjet kanë ndryshuar shumë nga mënyra se si realizohen këto 30 vite. Mbaj mend që shkonim me thasë me miell dhe shkonin ata që ishin të lidhur me pushtetin ose individë me biznese. Çfarë është 50 mijë lekshi sot, nuk është as një thes miell. Nuk ka rëndësi vlera, por akti. Do ta konsideroja një gjë të shëmtuar. Nëse këto janë në debate shumë të forta me njëri tjetrin ky zotëria që është kryeministër duhet të kishte dhënë një imazh tjetër, për të shpalosur projekte”, nënvizoi ish-presidenti Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat