Mbi 11 mijë tonë mallra në përpunim në portin e Durrësit

Shqipëria

Mbi 11 mijë tonë mallra në përpunim në portin e Durrësit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Në portin e Durrësit po përpunohen 11 278 tonë mallra dhe 574 njësi kontejnerike.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se sot po përpunohen 2 anije tregtare me 3750 tonë mallra si çimento dhe xhina treni në proces përpunimi, ndërsa janë në pritje për t’u përpunuar 3 anije me 7528 tonë mallra si çimento dhe melamin.

Sipas APD-në radë është një anije me 3 000 tonë skrap.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës. /ATSH/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat