​Begaj në Kroaci, bashkëpunimi ndërparlamentar është i domosdoshëm

Shqipëria

​Begaj në Kroaci, bashkëpunimi ndërparlamentar është i domosdoshëm

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:22
Bajram Begaj në Kroaci

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Në takim ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e minoritetit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

“Për Presidentin Begaj, vetë prania e Prljaskaj në Parlamentin e Kroacisë, është një tregues i marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj u shpreh se bashkëpunimi ndërparlamentar është i domosdoshëm. Vazhdimi i shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë mes parlamentarëve të të dy vendeve është gjithashtu me rëndësi për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat