Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, gazetari zbulon detajet rrëqethëse: Ja pse ka ‘hyrë’ në lojë Kosova!

Shqipëria

Zhdukja e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, gazetari zbulon detajet rrëqethëse: Ja pse ka ‘hyrë’ në lojë Kosova!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 10:02
Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhor

Gazetari Enrik Mehmeti, zbuloi gjatë një interviste televizive zbuloi detaje të reja nga kërkimet që po kryen në lidhje me shtetasit Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori, në qytetin e Sarandës.

Mehmeti zbuloi se policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e homologëve kosovarë për të zhvilluar kërkime me qen të specializuar për gjetjen e trupave të viktimave.

Gazetari theksoi se policia dyshon se dy personat e zhdukur janë ekzekutuar dhe janë varrosur në një zonë pranë Ksamilit.

“Policia shqiptare ka kërkuar ndihmë nga policia e Kosovës, pasi ata kanë qenë të specializuar për të gjetur erën e trupit të njeriut. Aty po kërkohen trupat e viktimave dhe është e vështirë të jetë kryer shkrirja e trupave në acid. Aty po kërkohen trupa dhe qentë nga Kosova janë qenë që përdoren dhe në tërmete, që ndiejnë erën e njeriut. Ka pasur dhe kërkime nga pala shqiptare por pa rezultat, dhe kjo është arsyeja pse ka hyrë në lojë Kosova”, tha Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat