Eksperti Duleviç: KESH po tregton energji jashtë programit të bursës ALPEX, institucionet të mbajnë përgjegjësi

Shqipëria

Eksperti Duleviç: KESH po tregton energji jashtë programit të bursës ALPEX, institucionet të mbajnë përgjegjësi

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:12
Eksperti i energjisë Azmer Duleviç

Eksperti i energjisë Azmer Duleviç në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar funksionin që ka pasur themelimi i bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX) në vendin tonë, ku tha se ende nuk janë dhënë të dhëna nëse kjo e fundit ka nisur punën.

Duleviç tha se KESH po tregton energji elektrike në mënyrë direket dhe nuk po përdor bursën AlPEX, ku shtoi se sasitë e mëdha po shiten në mënyrë të çuditshme.

Pjesë nga biseda:

KESH-i ka humbur 1.3 mln euro minimumi, në këto kushte ku shiten energji jashtë burse atëherë për se u morën 4.4 mln euro për bursën. Pikërisht për të shmangur këtë që ne themi sot, ne në verë e marrim më shtrenjtë energjinë, dhe bursa nuk vlen. Nuk flet njeri, e kanë detyrim për ti dhënë sqarime qytetarëve. Jemi në fillim të verës dhe do kemi nevojë për të blerë energji, janë dhe TEC-të lundruese të cilat nuk do vihen ndonjëherë në punë. Kostot e tyre shkojnë më shumë, është lëvizje e dështuar dhe i ka kushtuar qytetarëve 940 mijë dollarë çdo ditë paraveshit nëse janë ose jo në punë.

Sa është sasi e tregtuar jashtë bursës?

Dy transaksionet më të mëdha janë këto të ditës së fundit, që janë bërë përmes KESH-it dhe është shmangur bursa. KESH-it e ka detyrim që energjinë e prodhuar ta kalojë përmes bursës, mbase bursa nuk e ka trajnimin gati dhe është bërë për përfitim politik. Institucionet të mbajnë përgjegjësi.

Ka qenë funksionale bursa ALPEX?

Është tregtuar energji në momentin e lançimet, me çmim njëlloj sa bursa e huaj, kurse sasitë e mëdha në mënyrë të çuditshme KESHI i shet në mënyrë direkte. Ka kaluar një muaj, duhet të kishim një bilanc, sa të ardhura janë gjeneruar përmes bursës. Nuk kemi ende asnjë vlerë.

KESH-i8 shmang bursën dhe shet në mënyrë direkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat