Zgjedhjet e 14 Majit, flet Ilirjan Celibashi: Proces i suksesshëm

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 Majit, flet Ilirjan Celibashi: Proces i suksesshëm

Më: 19 maj 2023 Në ora: 22:57
Kryekomisioneri i KQZ

Kryekomisioneri i KQZ tha se zgjedhjet vendore të 14 majit, në krahasim me zgjedhjet e kaluara kanë qenë një proces i sukseshëm.

I ftuar në “Barometri”, Celibashi tha se koha e nxjerrjes së rezultatit ishte më e shpejtë dhe më me pak probleme, megjithatë ai tha se pati edhe problematika, si ajo e pajisjeve që nuk punonin.

“Ka disa faktor ose fakte që tregojnë se procesi zgjedhor i 14 majit 2023, veçanërisht procesi i nzjerrjes së rezultatit dhe administrimit të rezultatit zgjedhor, mendoj se dallueshëm nga edicionet e zgjedhjeve të shkuara, qoftë në cilësinë e qoftë në aspektin e kohës është i tillë që i përkufizon këto zgjehdje si të suksesshme.

Problematika ka pasur sidomos paraditen e të dielës, kur patëm probleme me pajisjet në disa qendra votimi”, -tha Ilirjan Celibashi për Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat