Ish-ministrja e Ramës shpjegon arsyet pse rënia drastike e euros ndodhi para zgjedhjeve

Shqipëria

Ish-ministrja e Ramës shpjegon arsyet pse rënia drastike e euros ndodhi para zgjedhjeve

Më: 20 maj 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj tha në një intervistë për Euronews Albania se rënia e euros gjatë fushatës elektorale nuk lidhet domosdoshmërish me zgjedhjet.

Denaj shpjegoi se luhatjet përcaktohen nga disa faktorë, që nga flukset hyrëse në euro nga investimet, turistët, por edhe ardhja e të huajve që blejnë prona në Shqipëri.

“Ka luhatje por janë të tilla që përcaktohen nga disa faktorë, nuk është një faktor. Ndër më të rëndësishmet janë flukset hyrëse në euro nga investimet nga turitët, nuk duhet të mohojmë që në Shqipëri ka fluks të huajsh që blejnë prona. Shpenzimet këto 4 muaj janë të gjitha pjesë e të njëjtit komponent. Flukset hyrëse, shpenzimet kapitale, remitancat.

Nëse do kishte rënie në pikiatë do kishte një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë që nuk ka ndodhur. Në korrik-gusht edhe këtë vit nuk do të shpëtojë nga rënia, sezoni ka filluar më herët dhe pritet të vijë deri në 8 mln turistë. Ndikimi i zgjedhjeve mund të jetë nga personat që kanë ardhure nga jashtë me kostot e tyre dhe kanë shpenzuar”, tha ish-ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat