Sulm me armë zjarri, plagoset rëndë i riu

Shqipëria

Sulm me armë zjarri, plagoset rëndë i riu

Më: 27 maj 2023 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Një plagosje me armë ka ndodhur në mesnatën në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji”, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.

Burime bëjnë e dije se i plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit, që pas plagosjes u largua nga vendngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat