Një popull i mjerë, shfrytëzohet lehtësisht

Shqipëria

Një popull i mjerë, shfrytëzohet lehtësisht

Agim Jazaj Nga Agim Jazaj Më 27 maj 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Bexho Rrapishtja, Xhevo Bexga, Aldo Ferra, Teno Driza dhe një takëm pensionistësh, ishin mbledhur si përditë edhe sot në kuvendet e ditës, në lulushtet e lagjes, “Çole” dhe në “Llonxhë” të qytetit të Vlorës, sa dhe të drithëruar shfaqeshin se mos ju shkojnë edhe atje tek stolat e zhgarravinosura dhe ju çojne faturën poshtë B…nga pronari i truallit dhe i stolave; dhe fatura hidhet në sistem....

Bexhua me republikën në kokë dhe qeresteja trokë, me gazetën në dorë që është pro qeverrisë, kalon serbes në trotuar, pret me kënqasi t’i qaset ndonjë mikrofon i Tv; për të dhënë edhe Opinonin e tij. Kur e pyet gazetarja për mundësimin e ngritjes së pensioneve. “Analisti” e hedh vështrimin përtej detit, prapa malit? “Mundet të rriten edhe pensionet, po janë të kushtëzuara nga kontributet, sepse kontribute bëjnë poshtë, e si mund të bëjnë pensionet lartë”, arsyeton Avokati i pa zgjedhur i qeverisë. Si mund t’i ngrejë pensionet qeveria”?!

E njohin edhe origjinasit dhe shokët e tij padronazhistin e verbër: Votën Qorre, Jankon e shkretë!

Mirpo këto ditë, edhe sot qysh në sabah edhe Janko Avokotit, Bexho Rrapishtes, Xhevo Bexgës, Aldo Ferrës, Teno Drizës; u ishin ngritur kujkujset në qiell dhe pyesnin. “Ku i gjeti kontributet qeveria për ngritjen e pagave të Ministrusheve, Deputetkave, taborrit të zyrtarucëve nga dyfish i pagës që marrn”? Dhe nuk paska të ardhura për ngritjen e pensioneve- pyeste edhe vet Jankua?

Kjo armatë pensionistësh, në taborrin e Tufës; Votë Qorre, me thirri edhe miku im në rrugë dje Patrioti, (Votë Qorre) ndihen kur ju vjen e keqja te B… e tyre. Kur zjami ka rënë te gjitoni, apo në rrugë, kjo tufë fërkon duart: Larg nga B…ime.

Eh milet i shkret, se ka hak Lirinë!…

Edhe Bexho Rrapishtja, sikur i ka rënë kaplloqes dhe dërdëlliste në tribunën e lulishtes sot!

“Qeveria bëri ngritje page, dyfshin për vete, sapo mori votat nga ne, na plaçin syt dhe mend”- grisi edhe tesrën e “Rilndjes!

“Po, kur të vijnë mënd, nuk i hanë as qëntë”- thot populli.

“Bëjnë krahasimin me pagat e deputetëve të huaj, po përse nuk bëjnë krahasimin edhe me pagat dhe pensionet e qytetarëve të huaj?! Qoftë edhe me pensonet e bashkëkomabasve tanë të, Kosovës që kanë qënë të pushtuar dhe ne mbetemi të pushtuar, shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, e le me të Italianëve, grekëve e më tutje”, habitet dhe pyet edhe B. Rrapishtja dhe jo vetëm!

Përsë nuk bëjnë krahasimin edhe me numrin e popullsisë dhe numrin e deputetëve që kanë vendet e Europës, kur ne votojmë taborrin me deputet dhe me një qerre banor!

Përse nuk bëjnë krahasimin e numrit të popullisë së Italisë, sa deputet dhe sa ministra ka vendi fqinj dhe në krahasim me numrin e popullsise dhe sa ka Shqipëria?! Taborret me Deputet, dredharak, bredharak e kredharak dhe tufën me Mnistrusha, sikur të jemi mbi 50 milon banorë?! Edhe Bexho Bexgës sikur i vijnë mend ditën dhe i fluturojnë natën! Pranon dhe lumturohet të jetojë i shtypur, i shfrytëzuar nga klasa, glasa e tij që ka pushtuar vendin!

“Jam familje dëshmori”- tunet, krekoset: Bexho Rrapishtja dhe Xhevo Bexga!

E sa e sa mendje fyej- të verbër!...

Sikur Dëshmorët të kishin rënë për Shqipërinë që ëndërruan dhe u flijuan dhe e shkretuan, e zbrazën e shkatërruan dhe e poshtëruarojnë edhe sot ditën me diell, qeveritë- do na kishin lanetisur!

Një popull (milet) i varfër, i mjerë shfryëzohet lehtësishtë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat