Lulzim Basha, kryetar de fakto e de jure i PD-së

Shqipëria

Lulzim Basha, kryetar de fakto e de jure i PD-së

Nga: Skënder Kapiti Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:29
Skënder Kapiti

Problemi i madh politik e demokratik, por edhe social, mediatik e madje edhe intelektual edhe sot është ai i të vërtetës dhe të të vërtetava, dhe kur e verteta kapet e kuptohet në kohë dhe mbështetet e përkrahet, në atë shoqëri zhvillimi, politika dhe demokracia ecin shpejt dhe në kahun ku e kërkon koha, realiteti e ndryshimi.

Pengesat dhe kundërshtia më e madhe ndaj të vërtetës e të drejtës, pra ndaj të resë, atyre u vijnë nga injoranca, servilizmi, fanatizmi, egoizmi dhe sidomos e sidomos nga korrupsioni.

Koha ftoi dhe akoma më shumë e fton sot Bashën pas zgjedhjeve te 14 Majit 2023 për të bërë reformimin e Partisë Demokratike, ndarjen e saj me individët me trashëgimi e përvojë komuniste, ndarjen me ata të cilët e kishin kapur dhe marrë peng Partinë Demokratike vetëm për interesa personale,familjare e grupale dhe që e kishin mbytur demokracinë e brendshme të saj e të cilët janë sot në Foltore si dhe disa deputete akoma si tentakula të Foltores janë në PD.

Me Bashën filloi ndarja e PD-së nga tranzicioni dhe nga të korruptuarit; filloi hapja e PD-së për të ardhur dhe aktivizuar në PD të rinjtë, brezin e ri, elitën qytetare e patriotike ,por edhe inkurajimi dhe kthimi i besimit te të djathtët e vërtetë, të ishdesidencës dhe të atyre të zhgënjyerve të cilëve servilizmi, spiunimi dhe korrupsioni i kishin përjashtruar ata që kanë pasur mendim ndryshe nga berishizmi.

Ky realitet dhe fakti i këtij misioni e vizioni të Bashës për ringritjen e PD, për ndryshimin, për ardhjen në pushtet të opozitarizmit dhe cmontimin e dëbimin nga pushteti të regjimit korruptiv të Edi Ramës dhe të të gjithë politikës së vjetër të dështuar e falimentuar, si dhe fakti se Basha në këtë mision ka edhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, dhe për këto arsye dhe prandaj duhet që Basha të vazhdojë të jetë në krye të Partisë Demokratike.

Këtë unë e kam deklaruar dhe paralajmërur me 6 mars 2023, ne shkrimin me titull:

“Demokratikisht, juridikisht, moralisht dhe politikisht-Basha reformatori triumfator” 6 Mars, 2023

Ka ardhur tashmë koha qe ne Shqiperi te vije ndryshimi. Tani pas dështimit dhe dëbimit të Berishës dhe të Metës radhen e ka largimi i zullumqarit me te madh, Edi Rama, gjë që shënon rënien e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ndarjen me tranzicionin.

Ndryshimin ne Shqipëri e bejne vetem SHBA-të.

Gjë që do të thotë se pa ndihmën e tyre zor se shqiptarët e bëjnë vetë ndryshimin, progresin, demokracinë, shtetin ligjor dhe integrimin. Kështu është dhe kështu dihet dhe është provuar historikisht roli vendimtar amerikan në mbështetje të shqiptarëve.

Këtë e dinë mirë edhe shqiptarët e Kosovës, pavarësia e shteti e së cilës nuk do ishte sot pa rolin vendimtar të SHBA-ve.

Keshtu ka ndodhur edhe ne vitin 1992, kur SHBA-të mbështetën atëhere Partinë Demokratike për të ardhur ne pushtet. Po kështu edhe sot Partinë Demokratike institucionale po e mbështesin SHBA-të, dhe jo foltoren e Berishës dhe as Partinë e Ilir Metës.

As mos ta mendojë ndokush se do vijnë në pushtet të shpallurit non grata dhe as ishspiunët e regjimit komunist.

Aq më shumë mos të mashtrohet kush se ai i cili nuk sakrifikon asgje nga interesi i tij personal, mos te mashtrohet kush se atij i interesion ndopak interesi publik e kombetar. Dhe a nuk janë këta të tillët si shëmbuj Rama, Berisha e Metaj?

Me argumente, me fakte dhe me ligj e drejtësi për atë se cfarë po ndodh me revolucionin antievolucion dhe antiSHBA.

Kur flet drejtësia duhet të hesht politika por edhe llafazania mediatike mercenare e servile, sepse mediat në tërësi pothuajse në Shqipëri janë bërë sikur janë “vula” pushteti, shteti, politike e drejtësie, biznesi dhe korrupsioni.

Demokratikisht, juridikisht dhe politikisht, Basha reformatori triumfator

Koha vertetoi se e vërteta dhe e drejta janë me Bashën sepse: Rizgjedhja e Bashës si kryetar i Partisë Demokratike në Qershor 2021 u krye sipas statutit dhe ligjit demokratik; por ai edhe me përgjegjësi të lartë qytetare e morale Basha dha dorëheqjen për të pritur ndërgjegjsimin dhe reflektimin publik si dhe vendimin gjyqësor; po kështu Basha është dhe politikani më proamerikan në Shqipëri. Pra civilizisht, demokratikisht, moralisht dhe juridikisht Basha triumfoi kundër politikës së vjetër.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim i ka përcjellë Bashës “mesazhin nga Uashingtoni” pas dëbimit nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike .që Basha i bëri të shpallurit “non grata” Sali Berishës

“I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i angazhuar të punojë edhe më afër me Partinë Demokratike,” deklaroi ajo.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të fortë dhe speciale me Partinë Demokratike që nga fillimi,” tha Yuri Kim. “Ne kemi qenë atje me Partinë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe të festojmë kur ajo të marrë pushtetin sërish.”

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ky është një çast i vështirë për Partinë Demokratike, por është një çast tranzicioni, është një mundësi dhe shpresa jonë si SHBA që Partia Demokratike do të dalë më e fortë, do të dalë më e bashkuar dhe do të jetë edhe një herë në pozicion për të fituar zgjedhjet,” deklaronte Yuri Kim.

Pra a nuk është ky një deklarim se PD-në me Bashën kryetar të saj janë SHBA, dhe se edhe haptazi deklarohet se SHBA e mbeshtesin PD-ne për të ardhur në pushtet, ashtu si dhe më parë.

Këto deklarime të ambasadores amerikane janë tërësisht të kundërta me ato se cfarë akuzojnë, shpifin dhe djallëzojnë mashtrueshëm foltorja, kryefoltoristi dhe disa foltoristë të tjerë bashkë me aleatët e yre rilindas të Ramës dhe metaj-istët kundër Bashës.

Rizgjedhja e Bashës si kryetar i Partisë Demokratike në Qershor 2021 u krye sipas statutit dhe ligjit demokratik ; por me përgjegjësi të lartë qytetare e morale Basha dha dorëheqjen për të pritur ndërgjegjsimin dhe reflektimin publik si dhe vendimin gjyqësor; po kështu Basha është dhe politikani më proamerikan në Shqipëri.

Me 3 Mars 2023 drejtësia foli dhe tha të vëtetën edhe ajo e cila tha dhe vulosi atë se Partia Demokratike është ajo institucionalja me kryetar Lulzim Bashën dhe nuk është foltorja.Drejtësia, vula e saj ashtu si dhe vula e SHBA vulosën, vendosën dhe ia dhanë vulën PD-së institucionale.

3 Marsi 2022 shënoi ndarjen e Partisë Demokratike nga tranzicioni, nga e shkuara,nga autokracia dhe nga korrupsioni e trashëgimia komuniste e lidershipit të saj.

Kjo datë shënon fundin e tranzicionit politik të PD-së, shënon evolucionin dhe konsolidimi demokratik, ligjor e patriotik të saj si dhe tashmë iu hapën rrugët ndryshimeve në Shqipëri, shkëputjes së saj nga tranzicioni.

PD e vërtetë është ajo që dje edhe fitoi të drejtën ligjore si Parti Politike institucionale duke i dhënë fund të gjitha alibive, mashtrimeve dhe shpifjeve të politikës së vjetër shqiptare, atyre mediatike dhe mercenaro-intelektuale; korrupsionit politik dhe patericave të tij mediatiko-intelektuale të cilat ishin turrur kundër Bashës dhe elitës se re politike.

Pas asaj se askush nga ndërkombëtarët nuk e njihte foltoren si Parti Demokratike por vetëm mediat, televizionet e gazetat në Shqipëri; dhe tani kur foli edhe drejtësia kjo tregon se triumfoi Basha kundër politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës”; kundër korrupsionit dhe kundër mbeturinave e fantazmave të politikës së vjetër; fitoi edhe proamerikanizmi. Fitoi proamerikanizmi sepse PD që kur lindi, lindi si parti proamerikane, dhe ajo është e regjistruar në Gjykatën shqiptare, por edhe është hipotekuar në SHBA si parti pro SHBA. Këtë e tregoi edhe fakti se në Gjykatë atë ditë ishte edhe Prania e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA në Gjykatën e Apelit ku u mor vendimi për vulën e PD, ashtu sikurse që gjithnjë SHBA kanë deklaruar se PD dhe Basha janë partner të SHBA-ve

Basha u soll proSHBA-ve kur ato shpallën non grata Berishën , gjë të cilën zor se do ta kishte bërë ndokush tjetër në PD po të kishte qenë kryetar i saj një tjetër dhe jo Basha.

Një veprim i tillë nga Basha nuk mund të mos kishte mirënjohje nga SHBA të cilat Bashën e shohin si partnerin më të të besueshëm në Shqipëri, sepse Basha vendosi përjashtimin e Berishës pasi nuk mundej që një i shpallur “non grata” nga SHBA të vazhdonte të ishte deputet i Partisë Demokratike Shqiptare , si partia më proamerikane në Shqipëri por që Foltorja dhe Berisha iu kundërvunë SHBA-ve për interesa personale e korrupsioni.

Pritej që Berisha nuk do ta pranonte si kryetar të PD-së, atë i cili do të ishte pro SHBA-ve për non gratën e Berishës.

Pritej edhe kundërshtimi dhe mbështetja proBerishës edhe të të gjithë politikës së vjetër ,asaj në pushtet dhe asaj jashtë tij; pritej sepse gjatë këtyre 30 viteve tranzicion e gjithë politika e vjetër ka qenë me lidhje te bashkëpunime të shumfishta korrupsioni e hajdutërie; pritej reaksioni i së vjetrës kundër Bashës dhe kundër proamerikanizmit të tij.

Dhe pikërisht për këtë arësye Berisha dhe e vjetra e PD-së ndërmorën edhe turbulliren politike antiBasha e antiSHBA, të ashtuquajturën për “rithemelim” të PD-së, por që mbeti akoma vetëm zhurmuese foltorja. Ata të cilët e mbështetën Berishën dhe që janë kundër PD-së , SHBA-ve dhe Bashës prej 8 vitesh janë rilindasit e Ramës; por ishin e janë kundër Bashës dhe SHBA ata prej të cilëve PD-ja humbi tepër thellë në Qershor 2013, ishin edhe ata si LSI, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu i Gërdecit; ishin edhe ata të vjetrit e PD-së ata të cilët unë i kam cituar në atë shkrim të 29 Majit 2021, dy javë para rizgjedhjes së Lulzim Bashës për kryetar të PD-së:

”Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj, i cili është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si proSHBA, atëhere ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste e cila do të qeveriste e vetme e qetësisht edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si dhe pra: ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për korrupsion dhe për pengim të demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri”.

Dhe ishte fakt që Basha për dëbimin e Berishës dhe pasi doli foltorja e tij , Basha pati mbështetje të fuqishme nga SHBA dhe ndërkombëtarët, ndërsa Berisha u izolua tërësisht. Dhe pra a nuk e vertetoi koha këtë paralajmërim timin se fanatikët, besniket, të korruptuarit dhe servilet e Berishës në rastin më të parë pasi iu prishën dhe iu prekën interesat ata iu kundërvunë paturpësisht me shpifje dhe akuza trillimesh Bashës dhe SHBA-ve, dhe madje hapur dhe në aleancë me LSI-në e Ilir Metës dhe me rilindasit e Edi Ramës, gjë të cilën e vertetoi edhe rrjedha e kohës dhe dalja në dritë e ngjarjeve dhe komploteve antiBasha.

Pra, Basha në 8 vite si kryetar i PD-së ka qenë i tradhtuar dhe nën kurthe të vazhdueshme të ngritura nga korrupsioni e krimi i politikës së vjetër, gjë që u pa edhe haptazi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku lukunia e vjetër politike, “Trekëndëshi i Bermudës” të gjithë së bashku komplotuan kundër Bashës me qëllim të largimit të Bashës si Kryetar i PD-së. Komploti antiBasha vazhdoi me “faktin” se Gjykata e Shkallës së Parë menjeherë pas kësaj mori guximin me një vendim absurd ku legjitimoi Foltoren si Parti Demokratike dhe kryefoltoristin Berisha si kryetar të PD-së, i cili uzurpoi PD-në pa vendim gjykate të formës së prerë ,ashtu sikurse që edhe e sulmoi me 8 Janar 2022 dhunshëm selinë e PD-së. Dhe tjetra është fakti i daljes së asaj që kryemistri Rama ka korruptuar deri edhe ishoficerë të lartë të CIA-s për të manipuluar e sajuar akuza kundër Bashës, por që jo rastësisht janë po ato të cilat shpifte edhe Berisha kundër Bashës.

Pra koha i dha të drejtë Bashës dhe është koha që Basha të rikthehet në krye të PD-së, sepse largimi i tij ka krijuar mungesë dhe zbrazëti të madhe politike, demoktatike dhe publike.

Largimi përkohësisht i tij nga drejtimi i PD-së si shprehje dhe tregues i kulturës qytetareske dhe demokratike të tij:maturia, urtësia dhe tolerance e tij por edhe guximi e dinjiteti i tij mposhtën më në fund të gjitha shpifjet, intrigat e komplotet kundër tij; mposhtën të gjitha përpjekjet e politikës së vjetër për ta ndëshkuar dhe përjashtuar atë politikisht. Pra Basha triumfoi së bashku me politikën e re të PD-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat