Qeveria nuk heq dorë nga bordet; debate mes deputetëve në komisionin e ekonomisë

Shqipëria

Qeveria nuk heq dorë nga bordet; debate mes deputetëve në komisionin e ekonomisë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndonëse çmimi i karburantit ka pësuar një rënie të ndjeshme, qeveria në mënyrë ende të pashpjegueshme nuk heq dorë nga kontrolli i çmimeve në këtë treg.

Duke raportuar në Komisionin e Ekonomisë, deputetë të mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në diskutime dhe debate me kreun e Autoritetit të Konkurrencës. Ky i fundit thotë se nuk ka konstatuar anomali në tregun e karburanteve.

 “Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë një opinion tangent për aq sa vlerësuam në atë vendimmarrje, që bordet e këtij karakteri vijnë në kundërshtim me të drejtën e konkurrencës, por rast pas rasti, jo më larg se dje qeveria e Britanisë së Madhe ka nisur diskutimin me supermarketet për të vendosur një çmim tavan vullnetar. Vullnetarisht e ka dhe Greqia por ka vendosur një lloj penaliteti në rast se kalojnë mbi një vlerë të caktuar taksimi do të jetë trefish nga ana e shtetit. Bordet kanë ekzistuar në historinë e çdo ekonomie botërore, në situata krizash ka pasur borde. Në lidhje me karburantet ne nisëm një hetim që rezultoi pa gjetje. Në termat e ligjit legjislacioni i mundëson autoritetit të konkurrencës të hyjë si vëzhgues e më pas si ndëshkues i këtyre fushave të caktuara

Për opozitën është e papranueshme, se si përfaqësues të qeverisë dhe të biznesit privat ulen në një tryezë dhe përcaktojnë çmimet e tregut.

Është e paprecedente, që bizneset ulën në një tryezë me shtetin dhe vendosin cmime. Nuk është në interest ë qytetarëve. si në tregun e karburnateve dhe të ushqimeve rritja ka qënë në dakortësi me shtetit dhe kompnive që kanë marrë pjesë në dëm të interesit publikë.

Edhe për deputetin Erion Braçe, tregu i hidrokarbureve funksionon në shkelje të ekonomisë së lirë të tregut, ndaj kërkon hetim.

“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka 1 shitës. 1 blerës dhe 1 shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.”

Ngritja e Bordit të Transparencës u ankimua nga opozita në Gjykatë Kushtetuese, por në prill gjyqtarët vendosën që çmimet për karburantet të vijojnë të përcaktohen me vendim bordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat