Matura Shtetërore/ Policia e Shtetit zbardh shifrat, ja sa efektivë u angazhuan për mbarëvajtjen e provimit të parë

Shqipëria

Matura Shtetërore/ Policia e Shtetit zbardh shifrat, ja sa efektivë u angazhuan për mbarëvajtjen e provimit të parë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

470 punonjës policie u angazhuan për mbarëvajtjen e zhvillimit të provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij për gjuhën e huaj.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore, gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore, qershor 2023”, Policia e Shtetit mori të gjitha masat e nevojshme, dhe mbrëmjen e djeshme në të gjithë vendin janë marrë në ruajtje 52 objekte arsimore, në të cilat u vendosën materialet e provimit.

Mëngjesin e sotëm pranë çdo qendre provimi pati punonjës policie, në mënyrë që procesi i provimit të ishte i qetë dhe i sigurtë, përsa i përket detyrave funksionale që ka Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Në përfundim të provimit punonjësit e policisë në zbatim të detyrave, bënë shoqërimin e materialeve të provimit.

Gjatë gjithë procesit, nuk është evidentuar asnjë incident, përsa i përket rendit dhe sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat