Kredi e butë, banesë për familjet e reja/ Kush janë kriteret e përfitimit?

Shqipëria

Kredi e butë, banesë për familjet e reja/ Kush janë kriteret e përfitimit?

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Familjet e reja që kanë nevojë për strehim dhe përmbushin disa kritere, do të përfitojnë kredi të butë për të blerë një banesë. Ndryshimet që po i bëhen ligjit të “Strehimit Social” kanë ndryshuar edhe konceptimin se kush quhet një familje e re.

Vitet e fundit, për shkak edhe të situatës ekonomike, ka një shtyrje në moshë të të rinjve që duan të krijojnë familje.

Duke parë edhe këtë situatë ku është spostuar mosha e krijimit të familjes, ne kemi menduar që deri në 38 maksimumi 40 vjeç duhet të jetë mosha ku qytetari ka të drejtë të aplikojë, për të përfituar kredi të butë për të blerë një banesë. Kriteri moshë është një risi që e kemi bërë pjesë të ndryshimeve të ligjit në konceptin e familjes, pjesë e këtij koncepti përfshihen edhe fëmijët. Ndërkohë norma e interesit që do të paguajë qytetari është 3%, ndërsa për një familje në Tiranë do të nevojiten të ardhura 90.000 lekë, për të qenë subjekt përfitues i kredisë së butë” – sqaroi në emisionin E-ZONE Doris Andoni, Drejtore e Strehimit në Ministrinë e Financave.

Pjesë e përfituesve janë dhe familjet e mjekëve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Në strategjinë e strehimit 2016-2025, kur u hartua ky dokument, numëroheshin 32 mijë familje të pastreha, sot dy vite nga përfundimi i kësaj strategjie numërohen 22 mijë familje që kanë nevojë për banesë. Sipas Andonit, rritja e çmimeve të apartamenteve në treg ka ngadalësuar programin e strehimit social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat