Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar, pikat kryesore për rimëkëmbjen e PD

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar, pikat kryesore për rimëkëmbjen e PD

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 16:41
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka deklaruar se grupi parlamentar i PD është e vetmja trupë brenda kësaj force politike që ka shërbyer në favor të bashkimit të opozitës.

Kjo deklaratë e kreut të Grupit Parlamentar të PD vjen pas mbledhjes me kolegët e tij, ku edhe u shyqrtuan dhe dakordësuan disa pika për rimbëkëmbjen e opozitës.

“Dua të sjell në vëmendje të opinionit që grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në vijimësi gjatë këtij viti e gjysmë, është e vetmja trupë brenda Partisë Demokratike që në mënyrë koherente ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve, mos përçarjen e tyre, mos krijimin e ndasive, çarje që sjellin humbjen e opozitës dhe forcimin e kundërshtarit tonë politik”, tha ai.

Hapi i parë i rimëkëmbjës mbështetet në fokusin për të marrë qeverisjen, duke kaluar në “plan të dytë” problemet e brendshme.

“1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe”, thuhet në deklaratën zyrtare të Grupit Parlamentar të PD.

Pika e dytë konsiston në riorganizim dhe bashkim të elektoratit duke garantuar gjithëpërfshirje.

“2.Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik”, vijon njoftimi.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD duket se është lënë për një moment të dytë, teksa në renditje vjen hapja e partisë dhe puna me demokratët.

“3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra”, përfundon deklarata e PD pas mbledhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat