Akuzohet për shpërdorim detyre/ Caktohet data e seancës së parë në GJKKO për Dakon

Shqipëria

Akuzohet për shpërdorim detyre/ Caktohet data e seancës së parë në GJKKO për Dakon

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Pak momente më parë është caktuar se kur do të mbahet seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

Mësohet se seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet nesër në orën 10:00.

Pra, nesër do të jepet masa e sigurisë për ish-kryebashkiakun socialist, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë së Durrësit, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Pas raportimit në media, Dako u vetëdorëzua në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat