Merr flakë makina në bulevardin “Gjergj Fishta”

Shqipëria

Merr flakë makina në bulevardin “Gjergj Fishta”

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Një makinë ka marrë flakë në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat