“Të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë tronditëse”, Meta: Dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit

Shqipëria

“Të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë tronditëse”, Meta: Dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:16
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse.

Duke iu referuar shifrave të fundit për popullsinë, largimin e të rinjve nga vendi dhe plaken, Meta deklaron se ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.

Ai thekson se beteja për demokracinë dhe votën e lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË

Një “qytet” me të rinj largohet çdo vit nga Shqipëria.

Ndërsa të rinjtë pakësohen, shpejtësia e plakjes së popullsisë është tronditëse!

Ky është një dëbim i nxitur qëllimisht për të përmbushur agjendën e shpopullimit dhe tjetërsimit të vendit dhe popullit tonë.

Kjo agjendë dobëson ndjeshëm fuqinë, ekonominë, sigurinë kombëtare dhe vendos në udhëkryq të ardhmen e vendit.

Shkatërrimi i proceseve zgjedhore ka synuar të nxisë largimin e të gjithë atyre që nuk durojnë padrejtësitë dhe nuk shohin mundësi për një të ardhme të sigurt dhe me dinjitet këtu.

Ndaj beteja për Demokracinë dhe Votën e Lirë është vendimtare kundër shpopullimit të Shqipërisë!

Këshilltarët e rinj të zgjedhur në Këshillat Bashkiake kanë mundësi, që jo vetëm të jenë zëri i të rinjve, por edhe të rrisin besimin te fuqia e të rinjve për Ndryshim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat