Nis sherri në autobus, 23-vjeçari godet me grushte në kokë shoferin

Shqipëria

Nis sherri në autobus, 23-vjeçari godet me grushte në kokë shoferin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një sherr ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi. Pas konfliktit, një 23-vjeçar ka rrahur shoferin në Himarë duke e qëlluar me sende të forta e grushte.

Shoferi i plagosur, i identifikuar si Asllan Mecaj, 55 vjeç po transportohet për në spital. Nuk dihen ende detajet ndërsa mbetet e paqartë përse ka nisur përplasja.

“Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. L., 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat