Deklaratat e Berishës, Alibeaj: Të largohet i braktisur dhe i heshtur, demokratët do fitojnë alternativë të re

Shqipëria

Deklaratat e Berishës, Alibeaj: Të largohet i braktisur dhe i heshtur, demokratët do fitojnë alternativë të re

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:00
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e quajti atë “peng” të Edi Ramës.

Alibeaj në ‘Facebook’ shkruan se “Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij”.

Sakaq shton se Berisha ka vetëm një zgjedhje, që të largohet “i braktisur dhe i heshtur”, pasi sipas tij vetëm kështu demokratët do fitojnë një alternativë të re në PD.

Postimi i plotë:

Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur. Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat