Vodhën ‘Range Rover’ nga aeroporti, arrestohet dy autorët

Shqipëria

Vodhën ‘Range Rover’ nga aeroporti, arrestohet dy autorët

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar për vjedhjen e automjetit tip ‘Range Rover’ në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ernis Morinaj dhe Bledi Haka u arrestuan, pasi dyshohet se kanë vjedhur nga aeroporti automjetin dhe më pas kanë bllokuar pajisjen GPS, në mënyrë që mjeti të mos lokalizohej.

‘Range Rover’ i vjedhur u gjet këtë të hënë në një vend parkimi në Astir.

Autorët e dyshuar akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat