Gjendet e pajetë në banesë 56-vjeçarja në Peqin

Shqipëria

Gjendet e pajetë në banesë 56-vjeçarja në Peqin

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:31
Policia

Një 56-vjeçare është gjeture pajetë në banesën e saj në fshatin Lolaj të Peqinit.

Policia bën me dije se viktima, me iniciale K.Ç, dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: 

Peqin/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Lolaj, është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte vetëm, nga të afërmit e saj, shtetasja K. Ç., 56 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën disa ditë më parë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat