Pas vizitës në Shqipëri reagon Bill Clinton: Faleminderit për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë

Shqipëria

Pas vizitës në Shqipëri reagon Bill Clinton: Faleminderit për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 22:57
Foto nga vendngjarja

Pas vizitës 2 ditore në Shqipëri, në një reagim në Twitter, ish-presidenti i SHBA Bill Clinton ka shprehur falenderimin e tij për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar, për një mbrëmje që siç shprehet “nuk do ta harroj kurrë”.

Clinton po ashtu thotë se ndihet i nderuar që ka punuar me vendin tonë për kaq shumë vite për të forcuar miqësinë mes dy shteteve.

“Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe popullit të Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë.

Ka qenë nder për mua të punoj me ju për kaq shumë vite, për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë”, shkruajti Clinton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat