Shkaktoi aksident pasi drejtonte makinën i dehur, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

Shqipëria

Shkaktoi aksident pasi drejtonte makinën i dehur, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar është arrestuar në flagrancë në Ersekë pasi ky i fundit pas përfshirjes në një aksident rezultoi se i jepte makinës në gjendje të dehur.

30-vjeçari XH.J. ndërsa drejtonte një makinë tip “Nissan” është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin N. L., 66 vjeç banues në Ersekë.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i Volkswagenit dhe një pasagjer që udhëtonte me të.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 30 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin N. L., 66 vjeç banues në Ersekë.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi N. L., dhe një pasagjer që udhëtonte në automjetin e tij. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 30-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat