Të huajt po aksidentohen/ Në Himarë plagoset francezja pas përplasjes me motorin

Shqipëria

Të huajt po aksidentohen/ Në Himarë plagoset francezja pas përplasjes me motorin

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. Ë., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e  prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat