DPSHTRR: Numri i aksidenteve u ul me 32 % në 5 vite

Shqipëria

DPSHTRR: Numri i aksidenteve u ul me 32 % në 5 vite

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Investimet në infrastrukturë, përmirësimi i programit të formimit për leje drejtimi dhe shtimi i kontrolleve në akset rrugore ka ulur numrin e aksidenteve në rrugë me 32 %, në 5 vitet e fundit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bën të ditur se përgjatë kësaj periudhe u shënua gjithashtu edhe një ulje me 36% e aksidente rrugore të shkaktuara nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç.

“Nga 967 aksidente të shkaktuara në 7-mujorin e vitit 2022, në periudhën janar-korrik të këtij viti u regjistruan 653 aksidente”, bën të ditur DPSHTRR.

Rënie me 31 % shënoi edhe numri i qytetarëve të përfshirë në aksidente dhe me 5 % numri i viktima të shkaktuara nga aksidentet rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat